Ballkani ka shënuar fitore ndaj Llapit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës.
Skuadrat e nisën shumë mirë ndeshjen, duke krijuar raste dhe duke prodhuar futboll të bukur me një tempo të lartë.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 37-të, kur Nazmi Gripshi shënoi një gol të bukur për 1-0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të filluar e dyta kampioni në fuqi gjeti sërish golin.
Ishte Armir Kryeziu që shënoi për 2-0 në minutën e 47-të të ndeshjes.
Llapi arriti të hap ndeshjen në minutën e 75-të, kur Elvir Gashjani vodhi një top nga Enea Koliçi i cili driblonte me të sulmuesit llapjanas, për të shënuar për 2-1.
Skuadra e Tahir Batatinës tentoi deri në fund të barazonte rezultatin, por nuk ia arriti.
Ballkani rrëmbeu pozitën e parë, pasi tani kanë 19 pikë, ndërsa Llapi mbetet i dyti me 16 pikë.
Malisheva ka fituar me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Lirisë në Prizren, xhiro kjo e vlefshme për javën e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja nisi me të dy skuadrat që tregonin më shumë kujdes në fazën defanzive duke testuar njëra-tjetrën.
Rasti i parë ideal për gol erdhi në minutën e 33-të përmes Junior Petrus (Liria) i cili humbi një mundësi të artë për t’i dhënë avantazhin prizrenasve.
Pjesa e parë u mbyll pa gola 0-0. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ishte Liria ajo që rrezikoi e para.
Vendasit kishin dy mundësi të njëpasnjëshme për të shënuar në minutën e 55-të dhe në minutë ne 57-të respektivisht, por tentimet e tyre ishin të pasuksesshme.
Goli i vetëm dhe ai i fitores për mysafirët erdhi në minutën e 67-të ku Ilir Mustafa shënon nga pika e bardhë e penalltisë.
Derisa po i afroheshim fundit të ndeshjes , me karton të kuq u ndëshkua lojtari i Malishevës, Drilon Hazrollaj duke lënë ekipin në fushë me një lojtar më pak.
Deri në fund të ndeshjes nuk pati më raste të mira për gol dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Malishevës, të cilët gjetën rrugën tek fitoret pas tri ndeshjesh.