spot_img

Shkupi mund Strugën në derbi, Shkëndija shpëton në fund nga disfata

spot_img

Derbi i xhiros së nëntë në Superligën e Maqedonisë së Veriut i ka takuar Shkupit që fitoi përballë Strugës me rezultatin 2:0.

Takimi i luajtur në stadiumin e Çairit, nuk solli gola në pjesën e parë, përderisa në të dytën, ndeshja u zhbllokua në minutën e 52-të kur Queven realizoi golin për Shkupin, duke çuar bardheblutë në epërsi 1:0.

Në vijim skuadra nga Çairi pas 11 minutave lojë kishte edhe një rast tjetër për të ngritur epërsinë, por Trapanovski nuk ishte i saktë nga pika e bardhë, ndërsa nga ky moment Struga mbeti edhe pa një futbollist në fushë, pasi Georgievski u ndëshkua me karton të kuq. Ai që vulosi shifrat në këtë derbi, ishte Arbi Vosha, që realizoi golin e dytë në minutën e 90-të, për fitore dhe tre pikë të Shkupit kundër kampionëve në fuqi.

Shkëndija i ka shpëtuar disfatës nga Gostivari në minutat e fundit të ndeshjes, me takimin që u mbyll me barazim 2:2. Heroi për kuqezinjtë doli të jetë Cake që realizoi në minutën e 89-të, pasi tetovarët ishin në disavantazh, me golat e Potuk dhe Atiemëen që shënuan për Gostivarin, ndërsa golin e parë për Shkëndijën e gjeti Totre nga penalltia në pjesën e parë.

Skuadra e Voska Sportit është mundur në Kratovë nga Sileksi me rezultatin 4:2. Ndërkohë në dy takimet tjera, Rabotniçki mundi Tikveshin me shifra minimale 1:0, përderisa ndeshja Bregallnica – Vardari u mbyll me barazim pa gola.

Xhiroja e radhës në Superligën e Maqedonisë së Veriut zhvillohet javën e ardhshme, ndërsa në mesjavë do të kemi derbi Shkëndija – Struga, ndeshje kjo e mbetur në kuadër të xhiros së dytë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img