spot_img

Drita fiton derbin e anamoravës ndaj Gjilanit, Dukagjini e Nikli ndanë pikët

spot_img

Drita e ka fituar derbin ndaj Gjilanit me rezultat komod 2-0 në kuadër të javës së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja nisi me një tempo të qetë, me dy skuadrat që synon të përfitonin nga gabimet e njëra-tjetrës.

Por, derbi që u zhvillua në Lipjan, u zhbllokua në minutën e 32-të, kur Almir Ajzeraj shënoi për 1-0 për Dritën.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një ritëm më i lartë.

Drita synonte të thellonte epërsinë, ndërsa Gjilanin po tentonte t’i barazonte shifrat.

Mirëpo, bardhëeklatrit i dhanë goditjen e fundit rivalit lokal, duke i shënua në minutën e 82-të.

Ardit Tahiri e vulosi fitoren e Dritës, për tri pikë shumë të rëndësishme.

Pas javës së tetë, Drita gjendet në vendin e tretë me 15 pikë, katër më pak se lideri Ballkani, ndërsa Gjilani është në të shtatin me shtatë sosh.

Në takimin tjetër të dites, Dukagjini dhe Feronikeli ’74 kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që po tregonin më shumë kujdes në fazën defanzive duke mos rrezikuar shumë përpara por vetëm duke testuar njëra-tjetrën.

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua një minutë pa përfunduar pjesa e parë. Autor i golit ishte Iljasa Zulfiu i cili shënoi për t’i dhënë avantazhin ekipit të Dukagjinit.

Me epërsinë prej 1-0 në të mirë të Dukagjinit, dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.

Në pjesën e dytë, mysafirët treguan dhëmbët dhe ia dolën që të barazojnë shifrat në minutën e 49-të të takimit.

Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më raste të mira shënimi dhe ndeshja përfundoi pa fitues.

Javëm e ardhshme Dukagjini do të luajë në udhëtim ndaj Gjilanit, ndërsa Feronikeli’74 do të ketë punë me Fushë Kosovën.

NGJARJE TË TJERA

spot_img