Skuadra e FC Prishtinës ka barazuar sot ndaj Fushë Kosovës në ndeshjen e fundit të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.FC Prishtina barazoi ndaj Fushë Kosovës në Lipjan me rezultatin 2-2.
Curri pas ndeshjes nuk ishte i kënaqur me rezultatin, pasi tha se e dominuan ndeshjen totalishtm, teksa fajësoi portierin Kolaj për këtë barazim.
“E donimuam ndeshjen, minutat e fundit duhet të mbrohesh, gjithë ato ndrrime, kishim 7 mbrojtësa, por pësimi i golave është shqetësim, gjitha me gabime individuale, si në çdo ndeshje edhe në këtë ndeshje, portieri ka fajin kryesor, duhet të reagojë – ai është për të mbrojtur, jo në çdo top që vie – të marrim gol”, tha fillimisht Curri për Art Sport.
“Mendoj që Kolaj dhe Nika janë portier të njejtë me cilësi, kemi menduar që Kolaj do bëjë mirë – por s’jam i kënaqur aspak në dy takimet e fundit. Futbollistët dhe portierët duhet të marrin përgjegjësi, portieri shumicën e rasteve kur fiton ekipa është protagonist. Sot, portieri ka fajin e vet, pa përjashtuar edhe futbollistët. Unë jam përgjegjësi kryesor për mos rezultatet dhe mendoj që ndoshta minimalisht tri ndeshje i kemi humbur me fajin tonë – kemi shënu, por kemi pësu shumë lehtë.