Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon gjuhën seksiste të Ismet Munishit ndaj gazetares Qëndrea Krelanit.
AGK-ja i konsideron të papranueshme, denigruese dhe seksiste komentet e Munishit ndaj gazetares Qëndresa Krelani.
“Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i konsideron të papranueshme, denigruese dhe seksiste komentet e trajnerit të futbollit, Ismet Munishi bërë në një emision televiziv ndaj gazetares së sportit në Radio Televizionin e Kosovës, Qëndresa Krelani”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje nga AGK-ja kanë theksuar se “gjuha e tillë nuk ka vend në diskursin publik të asnjë sektori, dhe as në sport kështu që nuk duhet të lejohet”.
“Krelani është vetëm njëra nga shumë pak gra që punojnë në gazetarinë sportive dhe kjo gjuhë shërben për dekurajimin e grave të tjera që të punojnë në këtë fushë”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.