spot_img

Fillon bashkëpunimi në mes Federatës së volejbollit kosovar të Shqipërisë dhe Italisë

spot_img

Krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, e kanë zhvilluar takimin online, me zyrtarët e Federatës Italiane të Volejbollit Vicenzo Fanizza dhe Vanessa Spadano.

Në këtë takim virtual tre palësh, ku ishin edhe drejtuesit e FSHV-së Erlind Pëllumbi, president dhe Ervis Dosti, sekretar i përgjithshëm, u diskutuan detaje të rëndësishme për bashkëpunimin konkret në të ardhmen e afërt.

Pas takimit të javës së shkuar me presidentin e Federatës Italiane të Volejbollit, Giuseppe Manfreddi, krerët e FVK-së dhe FSHV-së kanë marrë detaje shtesë rreth formës dhe modaliteteve të bashkëpunimit në të ardhmen, ku pritet të përfshihen ekspertët italianë, të cilët do të vinë në vendin tonë.

Poashtu nga ky bashkëpunim do t’u jepet mundësia edhe trajnerëve tanë, që të jenë pjesë e kampeve dhe grumbullimeve të Kombëtareve të secilës grupmoshë në Itali.

Është paralajmëruar se në Nëntor të këtij viti, Kosovën pritet ta vizitojë i pari i volejbollit italian Giuseppe Manfredi, me ftesë të presidentit të FVK-së Bajri Gjinovci.

NGJARJE TË TJERA

spot_img