spot_img

Zbulohet agjenda e Kosovës për ndeshjet e tetorit

spot_img

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje kualifikuese për Euro 2024 gjatë këtij muaji.

“Dardanët” do të përballen me Andorrën në udhëtim më 12 tetor dhe me Izraelin tri ditë më pas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E për t’u bërë gati për këto dy ndeshje, Verdhekaltrit do të bëhen bashkë që nga fillimi i javës që vjen, shkruan “Gazeta Express”.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e Kombëtares para dy sfidave të ardhshme.

Fillimisht, selektori Primoz Gliha do ta mbajë një konferencë për shtyp të hënën duke filluar nga ora 12:00.

Lojtarët kanë angazhime me klubet e tyre gjatë fundjavës, ndërsa ata do ta nisin grumbullimin gjatë së hënës.

Por, stërvitjen e parë do ta bëjnë të martën paradite, nga ora 11:00 në kampin nacional në Hajvali.

Lojtarët e Kosovës më pas do të ushtrojnë edhe pasdite, nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Më pas, “Dardanët” do ta marrin rrugën drejt Andorrës.

Atje, të mërkurën do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para lojës që do të luhet të enjten e 12 tetorit.

Kosova dhe Andorra janë dy Kombëtaret e vetme të Grupit I që nuk e kanë shijuar ende fitoren në këto eliminatore.

Këto dy Kombëtare kishin barazuar në Prishtinë me rezultat 1:1 në lojën e parë.

Verdhekaltrit e shohin veten në vendin e pestë, pra të parafundit me 4 pikë, prej tyre 4 barazime e 2 humbje.

Kurse, Andorra i ka 2 pikë, me 2 barazime e 4 humbje.

Më pas, kontingjenti kosovar të premten do të zbresë në tokën dardane për t’u bërë gati për sfidën e së dielës me izraelitët.

Dueli i parë mes dy Kombëtareve, i luajtur në Izrael, ishte mbyllur 1:1, shkruan “Gazeta Express”.

Kosova deri tash e pati një kampanjë dëshpëruese në këto eliminatore.

Synim i “Dardanëve” ishte kualifikimi në Euro 2024, por gjërat nuk shkuan sipas planifikimeve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img