Kampioni i Kosovës në volejboll te djemtë KV Peja, është mposhtur në ndeshjen e ditës së fundit të garave në BVA Kupën Ballkanike në volejboll, nga skuadra greke Pigasos Polichnis.
Peja u mposht 3 me 0, në sete 25:17, 25:17 dhe 25:14.
Pavarësisht se Peja pati paraqitje dinjitoze në dy periudhat e para, seti i tretë ishte periudha më e zbehtë e pejanëve, të cilët u kufizuan në 14 pikë.
KV Peja e mbyll aventurën në BVA Kupën Ballkanike për djem, duke e patur tash në fokus kryesor mbrojtjen e titullit.
Peja në mesjavë i kthehet garave vendore, ku në kuadër të ndeshjeve të xhiros së dytë takohet me KV Ferizaj.