Fushë Kosova ka shënuar fitore 2:0, përballë Gjilanit.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan skuadra e drejtuar nga Burim Shala ishte më e mirë që nga minuta e parë.
Golat për Fushë Kosovën u shënuan nga sulmuesi Urim Statovci. Një gol e realizoi sulmuesi në pjesën e parë nga penalltia dhe tjetrën me kokë në pjesën e dytë.
Kjo është fitorja e parë e Fushë Kosovës në ‘Albi Mall Superligë’ dhe tani ka grumbulluar 5 pikë dhe renditet në vendin e fundit. Kurse Gjilani është i teti me 7 pikë.