Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka thënë se arritja e marrëveshjes me Serbinë është urgjente për Kosovën.
“Nuk kemi asnjë arsye që na ta neglizhojmë”, tha Selmanaj në Klan Kosova.
“Varet nga aleanca jonë dhe bashkëpunimi jonë me miqtë tanë ndërkombëtar. Mos të harrojmë se edhe Marrëveshja e Rambujesë dhe ajo e Vjenës, është nënshkruar nga shqiptarët e Kosovës, nuk janë pranuar asnjë nga Serbia. Por, kanë krijuar realitete të reja. Jemi shtet sovran dhe i pavarur”, theksoi ai.