spot_img

Kaq pikë i nevojiten Kombëtares së Shqipërisë për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian

spot_img

Kombëtarja shqiptare e futbollit para tetë viteve siguroi për herë të parë kualifikimin në Kampionatin Evropian ‘Euro 2016’

Në kualifikimet e asaj kohe, Shqipëria e drejtuar atëherë nga Gianni de Biassi triumfoi në udhëtim 0:3 tek Armenia dhe njëherit siguroi plasmanin historik.

Suksesin e para tetë vjetëve kuqezinjtë janë afër ta përsërisin edhe këtë vit.

Shqipëria nën urdhrat e trajnerit brazilian Sylvinho ka gjasa shumë të mëdha që të jetë në mesin e kombëtareve më të mira evropiane në Evropianin që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Ndeshja vendimtare për Shqipërinë është ajo që luhet të enjten mbrëma kundër Çekisë.

Në rast të triumfit, Shqiponjat mund të nisin udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë, anise nuk e sigurojnë edhe matematikisht kualifikimin, për faktin se në dy ndeshjet e radhës kanë punë me Moldavinë në udhëtim dhe Ishujt Faroe në shtëpi.

Sa pikë i duhen Shqipërisë të shkojë në Kampionatin Evropian?

Shqipëria është lidere e grupit me 10 pikë, dy më shumë se Çekia dhe Moldavia që kanë nga 8 pikë në pozitat dy dhe tre. Polonia ka gjashtë pikë në vendin e katërt, ndërkohë Ishujt Faroe janë pa gjasa në vendin e fundit.

Kombëtares shqiptare nga tri ndeshjet që ka para vetes i duhen pesë pikë nga nëntë të mundshmet për kualifikim.

Gjithnjë nëse mposht Republikën Çeke, Kombëtares kuqezi i nevojiten vetëm edhe dy pikë nga dy ndeshjet e ardhshme për të siguruar kalimin në Gjermani.

Si në ndeshjet paraprake, interesimi nga ana e tifozëve shqiptarë nga gjitha trojet shqiptare është i jashtëzakonshëm.

Shumë grupe të tifozëve në mënyrë të organizuar nga Kosova kanë paralajmëruar udhëtim drejt Tiranës për ndeshjen kundër Çekisë.

‘Plisat’ e Prishtinës, si një nga tifogrupet më aktive nga Kosova në ndeshjet e Kombëtares shqiptare edhe këtë takim do të udhëtojnë në numër të madh.

Për fund, ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë do të luhet nga ora 20:45 në stadiumin Air Albania në Tiranë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img