spot_img

Shqipëria me një ‘këmbë’ në Evropian, gjunjezohet Çekia

spot_img

Shqipëria ka fituar bindshëm “finalen” me Çekinë për të bërë një hap tjetër të madh drejt kualifikimit në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani. “Kuqezinjtë” të enjten mbrëma triumfuan me rezultatin bindës 3:0 në ndeshjen e Grupit E, që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, konfirmuan fitoren e madhe dhe forcuan Shqipërinë në krye të grupit me 13 pikë dhe i mjaftojnë vetëm edhe dy sosh për ta konfirmuar kualifikimin në “Euro 2024”.

Muajin tjetër, Shqipëria luan me Moldavinë në udhëtim dhe Ishujt Faroe në shtëpi, ndërsa i mjaftojnë vetëm edhe dy pikë për ta përsëritur suksesin e vitit 2016 kur për herë të parë u paraqit në një Evropian. Jasir Asani (9’) dhe Taulant Seferi (51’, 73’) konfirmuan fitoren e madhe të Shqipërisë për t’ia shkaktuar humbjen e parë Çekisë në këto kualifikime. Kjo disfatë e zbret Çekinë në pozitën e tretë me tetë pikë, një më pak se Polonia që është ngjitur në vendin e dytë. Megjithatë, Çekia ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Futbollistët e Sylvinhos prej fillimit u vërsulën drejt portës së Çekisë dhe më përkrahjen e madhe të tifozëve nga tribunat, arriti ta zhbllokojë menjëherë rezultatin. Ishte Jasir Asani, ai që e kaloi Shqipërinë në epërsi në minutën e 9-të. Asani shënoi supergol nga distanca pas asistimit të Ylber Kelmendit për ta ndezur edhe më shumë atmosferën në tribuna. Për Asanin, ky ishte goli i tij i tretë në gjashtë ndeshje të luajtura në këtë cikël eliminator. Pas golit të shënuar, Shqipëria nuk u ndal dhe e kërkoi edhe golin tjetër, por nuk arriti ta shënoj përkundër tentimeve që i pati. Në fund të pjesës së parë, Çekia shënoi gol por ai u anulua për shkak se u shënua me dorë dhe kjo i kushtoi sulmuesit Mojmir Chytil me përjashtim. Ai për këtë veprim, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe Çekia prej minutës së 40-të mbeti me një lojtar më pak. Chytil në minutën e 26-të e mori kartonin e parë të verdhë për ndërhyrje të palejuar. Epërsia numerike në fushë, bëri që Shqipëria ta dyfishoj epërsinë me të filluar pjesa e dytë.

Këtë herë, ishte sulmuesi Taulant Seferi që realizoi gol. Seferi shënoi në minutën e 51-të pas një kundërsulmi të shpejtë, të cilin e nisi Elseid Hysaj. Ai përfitoi nga asistimi i Asanit nga i cili nuk arriti të përfitoj Sokol Çikalleshi, por Seferi u tregua i vëmendshëm për ta mposhtur portierin e Çekisë. Seferi nuk u ndal vetëm me një gol, pasi disa minuta më vonë, shënoi edhe golin e dytë për ta konfirmuar fitoren e madhe të Shqipërisë. Në minutën e 73-të, Seferi shënoi nga afërsia në portën e zbrazët pas asistimit të Mirlind Dakut për t’i dhënë vulë humbjes së parë të Çekisë në grup. Në këtë ndeshje, u aktivizuan edhe Arbnor Muja e Mirlind Daku.

Muajin e ardhshëm, kuqezinjtë pritet ta konfirmojnë kualifikimin në turneun e vitit të ardhshëm. Prej dy ndeshjeve që i luajnë, me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, u mjaftojnë vetëm dy pikë pa u varur prej rezultateve të dueleve tjera të grupit. Pjesëmarrja në Evropian, do të jetë një tjetër dëshmi për rritjen e madhe të Shqipërisë dhe paraqitjet fantastike në këtë cikël eliminator nën urdhrat e trajnerit Sylvinho

NGJARJE TË TJERA

spot_img