Kosova ka shënuar fitoren e parë në grup, duke e demoluar Andorën në shtëpinë e kësaj të fundit me rezultat 3:0.
Kosova e ka mbyllur me fitore bindëse ndeshjen ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Dardanët triumfuan me rezultat 3:0 dhe duke e parë gabimin që bëri Rumania ndaj Bjellorusisë atëherë gjithçka mbetet e hapur në tri ndeshjet e mbetura, pasi Kosova tash është vetëm gjashtë pikë larg vendit të dytë.
Rashica shënoi dy herë dhe një herë Altin Zeqiri për këtë fitore të merituar të Kosovës.