spot_img

Ish-mjeku i UÇK-së ‘trondit’, ky është qëllimi i Gjykatës Speciale – nëse do të dënoheshin Thaçi e Veseli ky do të ishte dëmi

spot_img

Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Dy prej figurat kryesore të PDK-së akuzohen për krime gjatë Luftës së Kosovës.

Për këtë çështje, ka folur edhe ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi.

Ai përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ka thënë se se Prokuroria e Hagës ka vendosur t’i akuzojë Thaçin dhe Veselin në mungesë të fakteve dhe provave për akterët e vrasjeve dhe t’i mbajë këta të fundit si peng për të ardhur të faktet dhe provat.

Sipas tij, dënimi i udhëheqësve politikë të UÇK-së do të ishte një dëm i madh politik për Kosovën.

Ja shkrimi i gjatë i tij:

Liri Loshi

Është e pamundur që në një rresht të gjatë të përbërë nga qindra njerëz që presin për bukë, për një vizë, apo për një ndeshje futbolli, të mos gjendet ndonjëri që është kriminel me vepër, ose me prirje kriminale. Si është e mundur që në një luftë, çfarëdo lufte, në mesin e dhjetra mijëra njerëzve të armatosur me pushkë e plumba pushke, të mos jenë gjetur një, dy, tre, apo tredhjetë persona me prirje kriminale?!

Në një portal lexova titullin: “Populli thotë se asnjë ushtar i UÇK-së nuk ka bërë krime!” E para, populli nuk thotë ashtu, por thotë gazetari, apo redaktori që i kanë vënë titullin atij shkrimi. E dyta, “populli” që pyetet nuk është në dijeni se çfarë është bërë në çdo pëllëmbë të Kosovës. Po të ishte kështu, në Hagë do të ftohej “populli” dhe jo dëshmitarët!

Ajo që e di populli është se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri kriminale, sikur ishin ushtria dhe policia serbe që bënë krime masive mbi shqiptarë civilë, por ka qenë ushtri çlirimtare kundër okupatorit serb. Si popull ne ishim viktima, kurse Serbia ishte agresore. Por ne duhet ta kuptojmë dhe ta pranojmë një fakt, se përveç mijëra personave të vrarë nga forcat serbe, është edhe një listë viktimash, civilë të nacionaliteteve të ndryshme, të cilët nuk lidhen me aktivitetet e ushtrisë dhe policisë serbe. Këto vrasje u atribuohen shqiptarëve.

Familjeve iu mungojnë të dashurit e tyre dhe ato duan ta dinë se çfarë ka ndodhë me ta. Pse u vranë? Kanë të drejtë ta dinë. A kanë qenë ata individë të fajshëm, apo të pafajshëm? A ishin bashkëpunëtorë të armikut, apo nuk ishin? Nëse ishin, të dëshmohet se ishin.

Nëse nuk ishin dhe u likuiduan gabimisht, të thuhet hapur se është gabuar dhe secili nga ne që ishim në luftë ta marrim përgjegjegjësinë për gabimet tona. Të marrim përgjegjësinë dhe të kërkojmë falje për gabimet e bëra. Të marrim përgjegjësinë dhe mundësisht të identifikojmë individët që kanë bërë krime. Kjo është mënyra më e mirë për ta mbrojtur luftën e UÇK-së e jo kosntatimet politike se asnjë ushtar i UÇK-së nuk ka bërë krime!

Nxjerrja nga shtëpia e një plaku, apo plake serbe dhe pushkatimi vetëm pse i përkisnin nacioanalitetit serb, është krim. Vrasja e një shqiptari që merrte ende rrogë nga Serbia për ta ruajtur pyllin, por që nuk ishte i involvuar në aktivitete spiunazhi kundër kauzës kombëtare, është krim. Vrasja e një shqiptari pse polici serb e kishte detyruar ta kalonte me veturën e tij nga një fshat në fshatin tjetër, përseri është krim. Vrasja e individëve që janë marrë në pyetje dhe gjatë procedurës janë pushkatuar vetëm pse duke u ndier të sigurtë në pastërtinë e tyre kombëtare, kanë mbajtur qëndrim dinjitoz dhe të pathyeshëm, mund të jetë incident, por është edhe krim. Vrasja e personave që lidhen me aktivitetin e tyre politik në kuadër të subjektit të tyre politik, gjatë apo pas lufte, është krim.

Është lehtë e mundur që eprorë të lartë të UÇK-së, si Hashim Thaçi, apo Kadri Veseli të jenë akuzuar gabimisht nga prokuroria e Gjykatës Speciale, prandaj ne duhet t’i ndhmojmë ata, ashtu sikur
ata duhet ta ndihmojnë veten, duke thënë të vërtetën që dimë ne apo ata, që këta dy udhëheqës të mos dalin të fajshëm nëse janë të pafajshëm. Sinqerisht po ju them se unë nuk di se nga struktura komandimi të UÇK-së ka pasur ndonjë urdhër për vrasje individesh të çfarëdo nacionaliteti. Po është e pamundur të kemi jetuar në një lokalitet ku është vrarë dikush në luftë dhe të mos e kemi ditur se a është vrarë nga shqiptarët, apo nga serbët. Dhe, nuk është e ndershme që pas njëzet vitesh të genjejmë se filan fistekun e kanë vrarë sërbet, kur dihet se e kanë vrarë shqiptarët.

Kam përshtypjen se Prokuroria e Hagës ka vendosur t’i akuzojë Thaçin dhe Veselin në mungesë të fakteve dhe provave për akterët e vrasjeve dhe t’i mbajë ata peng për të ardhur të faktet dhe provat! Denimi i udhëheqësve politikë të UÇK-së do të ishte një dëm i madh politik për Kosovën. Kurse, identifikimi i kryesve të vërtetë të krimeve dhe denimi i tyre, do ta verifikonte luftën e pastër të UÇK-së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img