Xhudistja e talentuar e kombëtares së Kosovës, Sidorela Doda, ka shkëlqyer në Kupën Evropiane U18 në kryeqytetin gjerman, në Berlin.
Sidorela Doda është fituese e medaljes së bronztë.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, shpreh fjalë miradije për Sidorela Dodajn.
“Bravo Sidorela Doda!
Medalja e bronztë, kategoria 48 kg.
Kupa Evropiane U18 në Berlin.
Një prurje nga shkolla e klubit.
Një vajzë e re e lagjes sonë,, vetëm 15 vjeçare sot në Berlin na befasoj me medaljen e saj të parë serioze U18 në Kupën Evropiane.
Shënoj tri fitore e pësoj një humbje paralajmëroj potencialin e saj!
E rëndësishme për mua sidomos puna e madhe e Majlindes si trajner në ndërtimin e saj!
Në Berlin sot garoj edhe Enise Zijade shënoj një fitore dhe pësoj luftën e dytë, po ashtu garuese me potencial të madh, emra që besoj shumë do jenë kohë të gjatë ne skenën e Sportit të xhudos!
Nesër presim luftëra të mira edhe nga Blin Kuka kategoria 90 kg!”, njofton Kuka.