spot_img

Gjendet trupi i pajetë i futbollistit të ri të zhdukur ditë më parë në Spanjë

spot_img

Policia spanjolle gjeti një trup të pajetë mes dy vagonave në stacionin e trenit Santa Justa, ku u pa për herë të fundit futbollisti i ri nga Kordoba, Alvaro Prijeto Lopez.

Trupi, i cili dyshohet se është i të riut fatkeq, kishte të veshur një këmishë të gjelbër dhe Alvaro Prijeto për herë të fundit është parë me këtë kombinim rrobash, pikërisht në afërsi të stacionit hekurudhor të përmendur, njoftojnë mediat spanjolle, përcjell lajmi.net.

Ai u raportua i zhdukur më 12 tetor pranë stacionit të trenit Santa Justa në Sevilje.

Sipas informacioneve nga hetimi, futbollisti i ri nga Kordoba është nisur drejt stacionit pas një mbrëmjeje të kaluar në një klub nate së bashku me një mik.

Club Cordoba, për të cilin luan Prieto nën moshën 21-vjeçare, i bëri thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë policinë, por e gjithë historia pati një epilog tragjik.

NGJARJE TË TJERA

spot_img