FC Ballkani ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës.
Më 26 tetor, kampionët e Kosovës do të presin Astanan, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Çmimet e biletave do të jenë të njëjta si herën e kaluar, nga 3 deri në 50 euro.
Kujtojmë se kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin C.
Therandasit kanë një humbje e një fitore, kurse Astana ka dy humbje.
Njoftimi i plotë nga klubi i Ballkanit (pa ndërhyrje):
“HERE WE GO AGAIN!
Ndeshja e radhës evropiane po afrohet dhe ne po bëhemi gati
Për ta shfaqur një tjetër performancë fantastike në “Fadil Vokrri”, si në duelet e kaluara, do të jemi përsëri të unifikuar, në fushë e tribinë.
Biletat tashmë nga sot janë në shitje, për ndeshjen e 26 tetorit ndaj Astanas, e vlefshme për turin e tretë të Grupit C, në UEFA Europa Conference League.
Ashtu sikur herën e kaluar, çmimet janë të njejta:
Veri dhe Jug, 3 euro.
Lindje 5 euro dhe Perendim 10 euro.
Kurse VIP bileta ku përfshihet edhe kateringu, 50 euro.
VINI RE!
Ulëset sigurohen vetëm përmes platformës online, përmes linkut të mëposhtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
BASHKË JEMI GJITHMONË MË TË FORTË!”.