spot_img

Qetësohuni dhe mos i anuloni biletat, Franca nuk ka fuqi ta përmbysë vendimin për vizat

spot_img

Analisti politik, Agron Maliqi bën thirrje për “qetësi”, pas vendimit të mundshëm se Franca mund të pezullojë vizat për Kosovën, deklaratë e dhënë nga presidenti i Francës, Emanuel Macron.

Ai thotë se Franca nuk ka fuqi ta përmbysë vendimin për vizat, pasi do përballet me rezistencë.

“Qetësohuni. Edhe mos i anuloni biletat. Së pari, Franca nuk e ka fuqinë për ta përmbysur një vendim dhe ligj të BE-së e vetme. Mund të provojë ta nisë një rishikim të vendimit, por do të përballet me rezistencë. Së dyti, Macron e di këtë fakt dhe deklarata e tij e shprehur mjaft paqartë duket thjesht e lëshuar për të shprehur frustrim me faktin se francezët ndihen të prerë në besë, sepse e kanë marrë vendimin paraprak për vizat me disa garanci të dhëna prej Kosovës. Dhe ndoshta edhe për të bërë presion që marrëveshja të zbatohet, si dhe për të treguar se Franca prej tash e tutje do të jetë penguese në çdo hap integrues të Kosovës në BE, Këshill të Evropës dhe NATO, nëse Kosova nuk ndryshon qasje”, ka shkruar ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img