Kombëtarja e Anglisë ka arritur ta sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024” pasi mposhti Italinë me rezultat 3:1 në Wembley.
Italia arriti e parë të kaloj në epërsi me golin e Scamaccas, por festa e tyre zgjati për më pak se 20 minuta.
Anglia u kundërpërgjigj me sulme të shpejta, ku pasi fitoi një penallti, kapiteni Harry Kane u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1:1.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat të barabartë, ndërkaq pjesën e dytë të takimit e nisën furishëm vendasit.
Marcus Rashford shfrytëzoi një kundërsulm të nisur nga Foden e Bellingham për të shënuar golin e epërsisë për “Tre Luanët”.
Kapiteni Kane vulosi rezultatin final të takimi duke shënuar për 3:1 në minutën e 77-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Anglia është pozicionuar në pozitën e parë në Grupin C, duke arritur kështu kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.