Familjarët e modeles dhe aktores britanike Tabby Brown thonin sot se ‘nuk mund ta besojmë që nuk është më’ teksa i bënë varrimin tradicional musliman në xhaminë qendrore të Londrës, pasi 38 vjeçarja u nda papritur nga jeta nga ataku i pashpjeguar.
Tabby, e cila kishte qenë e dashura e futbollistit italian Mario Balotelli, dhe gjithashtu raportohet se ishte shoqëruar me futbollistin anglez Raheem Sterling, pësoi krizën kardiake në shtëpinë e familjes ku jetonte, por mjekët që erdhën në vendngjarje nuk arritën ta shpëtonin.
Ish-modelja e Playboy ishte gjithashtu kërcimtare dhe aktore ndërsa ka punuar me revistat Cosmopolitan e Elle.
Tabby ishte me origjinë muslimane dhe rrjeti MailOnline thotë se vendosi të mos publikojë emrin e saj të lindjes sipas dëshirës së familjarëve.
Ajo përshkruhej si një personi mrekullueshëm prej tyre.
Një anëtar i familjes tha: “Dicka e pabesueshme, ajo ishte në formë, e shëndetshme, nuk e dimë çfarë ka ndodhur, ishte aq e papritur”.
“Ishte dhimbje e madhe dhe në funeral kishte aq shumë njerëz, që i falenderojmë për mbështetjen e dashurinë. Tabby ishte në fakt një person shumë privat, ajo e donte shumë familjen. Ne ende nuk e besojmë se ajo ka ikur”.
Familja e saj gjithashtu i kërkoi rrjetit MailOnline të korrektonte raportimet se kishte qenë e dashura e futbollistit të Chelsea, Raheem Sterling duke thënë: “Do të ishte mirë ta korrektonit atë, ajo nuk dilte me Raheem, nuk e dimë nga doli kjo.
“Ai është një burrë i martuar, ka një familje dhe kjo nuk është e drjetë, do të vlerësonim shumë nëse saktësoni se nuk ka dalë kurrë me Raheem Sterling.”
Funerali i saj u krye në xhaminë qendrore të Londrës, dhe më pas varrimi u bë në varrezën e Ilford në verilindje.
Më parë Tabby tregonte për lidhjen e saj me Mario Ballotelli se ai e kishte bindur të dilte me të por më pas ishte dashuruar pas tij.
“Unë nuk do ta besoja por u dashurova me karakterin e Mario, ai më tha se donte të niste familje me mua”, thoshte e ndjera në një intervistë me Mirror në vitin 2013.
“Por më pas zbulova se priste një fëmijë me ish-të dashurën dhe kishte vazhdimisht lajme për të që shoqërohej me femra të tjera, kështu që i dhashë fund në nëntor”.
“Mario në fillim nuk e besonte qe po e lija dhe unë mendoja se do të me bindte të rikthehesha me të, por nuk kishte shanse dhe u ndamë. Ai e mori keq pasi nuk besoj se e kishte lënë ndonjëherë ndonjë vajzë. Ai gjithmonë merrte atë që donte”.
Tabby ka luajtur gjithashtu në disa video muzikore nga artistë si Snoop Dogg, Dizzee Rascal e B.O.B.
Ajo ishte diplomuar në ‘marketing’. Fansa të shumtë i bënin homazhe modeles së njohur, teksa vdekja e parakohshme ka habitur miqtë e kolegët.