Gjilani është rikthyer te fitoret teksa ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë një ndeshje e dominuar nga skuadra vendase që nga fillimi deri në fund të saj me shumë raste të krijuara.
Përkundër disa rasteve nga vendasit që krijuan Bilalli, Basa e Milev, në pjesën e parë nuk pati gola dhe përfunduan 45 minutat e para me rezultat baras 0-0.
Në pjesën e dytë Gjilani shtoi edhe më shumë trysninë drejt portës kundërshtare.
Ishte minuta e 67-të e ndeshjes kur Oltion Bilalli ktheu një top në zonë teksa nga afërsia Kushtrim Shabani realizoi për 1-0.
Mysafirët pasi pranuan golin tentuan të bënin diçka më shumë, por ishte e pamundur përballë mbrojtjes së fortë të gjilanasve.
Deri në fund nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe Gjilani mori fitore tejet të rëndësishme me rezultat minimal 1-0.
Me këtë fitore Gjilani ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 11 pikë, derisa Fushë Kosova mbetet e fundit me vetëm pesë pikë.
Ndeshjen e ardhshme Gjilani luan në udhëtim te Prishtina, derisa Fushë Kosova para tifozëve të vet pret Malishevën.