spot_img

Gjykata merr vendim ndaj ish-missit të Kosovës që dyshohet se shantazhoi biznesmenin nga Suhareka

spot_img

Ish-missit të Kosovës, Zana Berishës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Kjo pasi po dyshohet se ka shantazhuar ish të dashurin, biznesmenin nga Suhareka t’i paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze, pas ndarjes së tyre.

Detaje për Insajderin ka dhënë zëdhënësja e prokurorisë në Prizren, Fitore Mehmeti e cila konfirmoi se janë në fazën e zhvillimit të hetimit.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, për rastin të cilit i referoheni është në fazën e zhvillimit të hetimeve. Z.B. dyshohet se ka kryer veprën penale “Shantazhi” nga neni 329 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjën e Mehmetit.

“Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, pranë Gjykatës Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurës Z.B. Gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorisë, dhe të njëjtës i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak”.

Insajderi ka pyetur prokurorinë nëse për rastin janë duke u hetuar edhe persona tjerë përveç Berishës, por të njëjtit kanë refuzuar për dhënë përgjigje duke thënë se “Për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të japim detaje të tjera”.

Isni Jeminin, biznesmen i njohur nga rajoni i Prizrenit, është personi që po dyshohet se ra pre e shantazhit dhe u detyrua t’i shkaktojë vetes dëm pasuror, në periudha të ndryshme, që nga viti 2021.

Isni Jemini, nga mediat zvicerane ishte i pagëzuar si “mbret i gastronomisë në Zvicër”. Ai atje ka një lokal e që mban emrin pikërisht të Celinës, Pizzeria Celina.

Ndërsa në Kosovë ai ka një shtëpi luksoze në Prizren dhe një banesë. Banesa e tij ka 400 metra katrorë dhe ka tri dhoma gjumi.

Sipas disa raportimeve të mëhershme biznesmeni i shantazhuar nga missi kosovar kishte inauguruar plot 27 biznese atje në Zvicër duke u bërë përfaqësues i denjë për shqiptarët në mërgim.

Në Zvicër, Isniu kishte shkuar në moshën studentore, në vitin 1984. Filloi me larje të enëve në restorantin “Spatz am Bärenplatz”, më vonë ishte shef i shërbimit në Hotel Bern.

Në vitin 1991, ai personalisht e mori rolin e menaxhuesit me restorantin e tij të parë “Sinnegrrüggli” bë Thun, të cilin e pagëzoi me emrin “Al Ponte”.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se prej muajit gusht të vitit 2021 e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2023, në intervale të ndryshme kohore, në Prizren dhe Prishtinë, e pandehura Zana Berisha me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër e kanos të dëmtuarin I.J., se do t’i dërgojë fotot dhe videot personale të tyre familjes së të dëmtuarit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img