spot_img

Festivali i Këngës në RTK do të mbahet në Pallatin e Rinisë në kryeqytet

spot_img

Festivali i Parë i Këngës në RTK do të mbahet në Pallatin e Rinisë, saktësisht në pjesën e djegur të këtij Pallati.

Lajmin e ka dhënë i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

“Po i kthehet gjallëria Pallatit të Rinisë!
Për ngjarje të mëdha kulturore e me shumë rëndësi duhet bashkëpunimi.
Së bashku me Ministrinë e Kulturës po e rikthejmë Pallatinë e Rinisë në kryefjalën e kryeqytetit. Po e kthejmë në skenën më të madhe të muzikës shqipe, ku për tre netë me radhë do të zhvillohet për herë të parë Festivali i Këngës në RTK.
E kemi pastruar në tërësi sallën e djegur të Pallatit dhe tani po ja lëmë të kaluarës. Këtë javë kjo hapësirë do të mbushet me njerëz si dikur, do të brohorasin për këngën e këngëtarin e preferuar, do të kënaqen me tingujt e magjishëm të muzikantëve tanë, nën organizimin e jashtëzakonshëm e me plot përkushtim të drejtorit të festivalit, Adi Krasta.
Ne si Kryeqytet bashkë me Pallatin e Rinisë dhe Ndërmarrjen Publike Banesore kemi ndarë 350 mijë euro investim për ta jetësuar këtë projekt të ringjalljes së ikonës së Kryeqytetit.
Gjithmonë te gatshëm dhe bashkëpunues për të mirën e qytetarëve tanë” shkruan Rama në njoftim.

NGJARJE TË TJERA

spot_img