Një prokuror iranian ka bërë të ditur se shteti ka lëshuar fletarrest në Interpol ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trumpin, duke e akuzuar se ka gisht në vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.
Prokurori në Teheran, Ali Alsasimehr ka thënë se fletarresti ndërkombëtar përfshin Trumpin dhe mbi 30 tjerë, që akuzohet se janë të përfshirë në sulmin me dron të 3 janarit, që vrau gjeneralin Soleimani, raporton Reuters.