Prishtina 01 ka fituar thellë në ndeshjen e fundit të Grupit 7 të raundit kryesor në Ligën e Kampionëve në futsall dhe është kualifikuar në “Elite Round” të Ligës së Kampionëve.
Prishtina 01 të shtunën në Kaunas të Lituanisë që ishte nikoqire e grupit, mposhti AEL-in e Qipros me rezultatin 8:2.
Skuadra kryeqytetase ndeshjen e mbylli më herët gjatë ditës, dhe u desh të pritej ndeshja ndërmjet Kauno Zhalgirisit të Lituanisë dhe Kampuksen Dynamos së Finlandës.
Në rast të një fitoreje të thellë të Kauno Zhalgirisit dhe kalimit të Prishtina 01 me goldallim, atëherë do të kualifikohej skuadra lituane.
Por, Kauno Zhaglirisi gaboi më vonë gjatë ditës së shtunë dhe barazoi 1:1 me finlandezët.
Rezultati 1:1 bëri që Prishtina 01 të kualifikohet në “Elite Round” si fitues i grupit.