Kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Lituani, ka arritur të futet në fazën e Elite Round të Ligës së Kampionëve, në mesin e 16-të skuadrave më të mira të Evropës.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i është gëzuar këtij suksesi duke thënë së ky është përfaqësim dinjitoz për futsallin e Kosovës.
“FC Prishtina 01 përfaqësoi futsallin kosovar në mënyrën më dinjitoze, me lojë të bukur dhe kulturë të lartë sportive, duke konfirmuar rritjen që ka ky sport në vendin tonë.
Përgëzoj të gjithë lojtarët e FC Prishtina 01 për suksesin e arritur si lider të grupit, trajnerët Haki Ahmetin dhe Ferid Agushin, stafin dhe drejtuesit e klubit për suksesin e sotshëm.
Uroj që suksesi i arritur sot të vazhdojë edhe në fazën e ‘Elite Raund’ të Ligës së Kampionëve.
Urime dhe suksese në vazhdim!”, ka shkruar Ademi në Facebook.