FC Ballkani ka bërë kërkesë që të shtyhet ndeshja për shkak të udhëtimit të gjatë që e ka skuadra suharekase për përballjen ndaj Astanës në Kazakistan.
Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e Ballkanit për ta shtyrë ndeshjen ndaj Gjilanit.
Takimi mes Astana dhe Ballkanit do të zhvillohet më 9 nëntor, atje ku një fitore do të kishte vlerë të madhe për të drejtuarit e Ilir Dajës.
Para asaj ndeshjes, Ballkani do të përballet me Dritën, nesër me fillim nga ora 13:00.