Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Dritës në derbin e xhiros së 12-të të Superligës së futbollit.
Therandasit po avancojnë 1:0 falë super-golit të shënuar nga Lumbardh Dellova nga gjuajtja e lirë në minutat e 37-të”.
Drita luajti më mirë në pjesën e parë duke rrezikuar disa herë, por në fund ishte kampioni aktual ai që shënoi i pari.
Ndërkohë, dy ndeshjet tjera, Gjilani – Feronikeli 1:0 – Prishtinë e Malisheva 0:0.