Janë publikuar votat e gazetareve nga shtetet e ndryshme për “Topin e Artë” të këtij viti.
FrFrance Futboll ka vendosur që të publikojë saktësisht se sa pikë fitoi Lionel Messi, dhe të tjerët për të shmangur kritikat.
Gazetari nga Shqipëria ka qenë një nga 92 personat që ka pasur të drejtën e votimit.
🚨🚨 Full Ballon d’Or votes from all of the voting countries! 🌕✨ pic.twitter.com/Xpe7R02cth
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) November 4, 2023
Shqipëria ka votuar për Messin, derisa Haalandin e renditën të dytin.
Të hënën, disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit mbërritën në Paris, për ceremoninë e “Topit të Artë”, ku ndahet çmimet për më të mirët.
Messi fitoi për herë të tetë “Topin e Artë”, që është një rekord i ri i vendosur nga ai.
Tani, rezultatet e plota të votimit janë publikuar dhe kanë konfirmuar diferencën e pikëve, me yllin argjentinas që la prapa vetes Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen.