Ka përfunduar pa fitues dueli i parë i xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës 0-0.
Jakup Berisha pati rastin e parë, derisa në minutën e tetë goditja e tij shkoi pranë portës.
Jakup Berisha kishte rast të mirë shënimi në minutën e 33-të, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut pati rastin e artë në minutën e 45+5, por që goditja e tij nga penalltia u prit nga Flamur Gashi.
Me rezultatin e pastër 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë ishte edhe më e gjallë sa i përket rasteve nga të dy skuadrat, por përkundër përpjekjeve të mëdha gola nuk pati dhe Feronikeli ’74 dhe Malisheva luajtën baras 0-0.
Feronikeli ’74 vazhdon të mbetet në pozitën e tetë me 12 pikë, derisa Malisheva është në vendin e katërt me 17 sosh.
Feronikeli ’74 në ndeshjen e radhës do të luaj në udhëtim te Llapi, ndërkohë Malisheva para adhuruesve të vet pret Gjilanin.