Portieri i klubit të Albi Mall Superligës, KF Liria, Drilon Hodaj ka kryer sot me sukses operimin, nga ku ka dalur i kënaqur dhe shpreson që sa më parë të rikthehet në “aksion”.
Hodaj, me anë të një postimi në rrjetin social facebook, është shprehur falemnderues ndaj zotit që e kaloi me sukses sfiden, por nuk ka lë pa e permendur mirnjohjen ndaj mjekut që ka kryer operimin, por edhe FFK-në përkatësisht të parin e këtij institucioni, Agim Ademin, që edhe kishin mbuluar shpenzimet e operimit.
Duket se sporti kosovar po perjeton momentet më të mira, kjo pasi që tanimë futbollistet koncentrimin kryesor e kanë në fushë për të dhënë maksimumin, ndersa për lendimet, kujdeset tashme FFK.
Ja postimi i portierit Hodaj:
Elhamdulilah, falenderoj Zotin qe ma mundesoi ta kaloj me sukses kete sfide!
Gjithashtu falenderoj Dr.Agron Mahmutin per operimin e suksesshem te gjurit!
Faleminderit FFK-se me kryetarin Agim Ademin per heqjen e te gjitha shpenzimeve te operimit!
Me ndihmen e Zotit do te kthehem edhe me fuqishem. Shihemi ne sfidat e radhes!
D.H.12