spot_img

Lumi: Gjendja në “Fadil Vokrri” është shkak i ndeshjeve të shumta që zhvillohen, me përfundimin e këtij cikli mund të ndërrohet tapeti

spot_img

Analisti i sportit, Alban Lumi, ka deklaruar se gjendja e stadiumit “Fadil Vokrri” është shkak i ndeshjeve të shumta që zhvillohen aty, ndërsa kërkon veprime sa më të shpejta në përmirësimin e gjendjes së fushës, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse “Fadil Vokrri” menaxhohet nga Federata e Futbollit të Kosovës, Lumi thotë se ndërrimi i barit nuk mund të bëhet për shkak të intensitetit të ndeshjeve që zhvillohen aty.

Duke përmendur skuadrat që luajnë në këtë arenë, Lumi ka thënë se nuk lejon komoditet për të ndërruar tapetin e gjelbër.

“Sigurisht se gjithë ata që e shohin një ndeshje të tillë ku zhvillohet në një tapet jo të përshtatshëm nuk është gjë e mirë por Kosova kemi thënë disa herë është në hapat e parë të saj dhe suazat të saj edhe kemi probleme të tilla edhe me infrastrukturë sportive realisht në Kosovë ekziston vetëm stadiumi ‘Fadil Vokrri’ sa i përket kategorisë së katër edhe po besoj është mbi ngarkuar me ndeshje të mëdha dhe kur ka nevojë stadiumi të rregullohet nuk ua lejon këtë komoditet skuadrave që marrin pjesë  në gara ndërkombëtare. Këtu përveç ekipeve zinxhir kombëtares, ndeshjen si vendas i zhvillon edhe Ballkani në arenën ndërkombëtare deri sa Prishtina i zhvillon ndeshjet si vendas kampionat dhe kjo të gjitha e ka bërë ngarkesën që instancat që kujdesën për stadiumin të marrin hapin për ndërrimin e barit  pasi që ka ndodh një rast më përpara dhe bari stadiumit është djeg thuajse nga një papërgjegjësi e atyre që e kanë mirëmbajt fushën të cilët tani më nuk janë pjesë e mirëmbajtës i stadiumit themi kështu më mirë”, ka thënë Lumi.

Lumi është optimist se me përfundimin e ndeshjeve të Ballkanit në arenën ndërkombëtare, do të nisë rregullimi i tapetit.

“Jemi në një pozitë që jemi dhe po besojmë që me përfundimin e këtij cikli evropian si me skuadrën e Ballkanit po ashtu edhe të Kosovës do të filloj rregullimi i tapetit të gjelbër dhe ta shohim sërish  stadiumin e ‘Fadil Vokrrit’ në gjendje të mirë”, ka thënë tutje Lumi.

Duke mos dashur ta fajësojë askënd, Lumi ka deklaruar se akterët relevantë duhet të punojnë së bashku në evitimin e kësaj gjendje. Krahas investimeve në stadiumin e Prishtinës, Lumi ka kërkuar që të njëjtën ta bëjnë edhe në stadiumet tjera. Thotë se kështu mund të ulet ritmi ndeshjeve në “Fadil Vokrri”.

“Nuk jemi këtu me gjet fajtorin por flasim për shkaqe pasojat janë këto për arsye realisht e kemi vetëm këtë stadium dhe është i mbingarkuar dhe kur atëherë siç e thash edhe më përpara kur pretendohet që të ndërrohet bari për arsye të aktiviteteve të ngjeshura nuk kanë pasur mundësi me marrë një hap të tillë. Edhe Komuna edhe Federata kanë qasje aty dhe e kanë bashkëpunim të mirë ndërmjet veti por unë mendoj që për të rregulluar infrastrukturën, përgjithësi duhet një dorë e Shtetit domethënë e Qeverisë Qendrore dhe të kemi sa më shumë infrastrukturë të kemi stadium e tjera në vende të qyteteve tjera dhe të mos ngarkohet vetëm ‘Fadil Vokrri’ po besoj që me vendimet e fundit Qeverisë përkatësisht Ministrisë Kulturës e Rinisë dhe Sportit do të rregullohet stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë i cili do t’i plotësojë këto kushte pra do të behët i kategorisë së katërt pastaj pritet edhe stadiumi i Gjilanit po ashtu të merr atë ‘vizën’ e punimeve dhe themi kështu edhe ta kemi sa më parë të gatshëm po besoj që kjo urgjente do të jetë rregullimi i tapetit ‘Fadil Vokrri’ po ashtu edhe stadiumi i Podujevës ‘Zahir Pajaziti’ mund t’i plotësoj kushtet nuk është shumë larg shpresojmë në vitet e ardhshme të jenë  të gjithë me sy hapur si nga Komuna ashtu edhe nga Qeveria, ndërkaq Federata siç do herë do të jetë afër tyre”, u shpreh Lumi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img