Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka konfirmuar për Ekonomia Online se janë në përgatitje të protestave në Komunën e Prishtinës për shkak të mos rritjes së pagave.
Përderisa tha pas presionit të bërë në drejtim të Qeverisë kanë arritur që të ngriten pagat në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë për punëtorët teknik. Sipas tij, bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë ka qenë në nivelin e duhur.
“Deri më tani me përjashtim që tani jemi në prag të protestave në raport me Komunën e Prishtinës. Të gjitha kërkesat që i kemi pasur në raport me Qeverinë e Kosovës gjithësisht me Ministritë përkatëse gjithësisht Ministrinë e Shëndetësisë saktësisht punëtoret që i kemi nëpër spitale dhe me punëtoret që i kemi tek Ministria e Arsimit, punëtorët teknik që punojnë në Universitetin Hasan Prishtina”.
“…kemi gjetur një bashkëpunim përderisa tek punëtoret e spitalit paga e tyre nga 235 euro tash ka shkuara në 405 euro dhe tek punëtoret e Universitetit të Prishtinës, ku në fakt kemi caktuar datën për të hyrë në grevë kemi takuar zv.ministrin e Arsimit dhe në fakt jemi dakorduar që kërkesat tona të realizohen po realisht nuk kemi të bëjmë shume me koeficientin e pagave por është shume normale por edhe ne mendojmë sikur sindikata tjera sindikatat publike që koeficienti i pagës duhet të jetë 130 euro”.
Edhe përkundër këtyre, ai u shpreh se nuk janë të kënaqur me realizmin e kërkesave nga ana e institucioneve përgjegjëse, duke shtuar se ikja e të rinjve po vazhdon, raporton EO.
“Nuk mund të themi se nuk kemi rezultate, por nuk po përmbushen aq sa e kemi pritur dhe sa kemi shpresuar se do të arrijmë rezultatet të caktuara sepse në kërkesat tona të arsyeshme të cilat gjithherë bazohen në ligjin e punës dhe ligjet tjera që kanë të bëj në raport punëdhënës. Realisht kemi statistika për vitet 2022, 2021, 2020 edhe ma herët po nuk kemi statistika për vitin 2023 ende”.