Gjatë mesnatës së mbrëmshme dy punëtorë të një pompe të derivateve kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës u kanë grabitur 500 euro.
Pas kryerjes së aktit të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Raporti policor:
Fsh.Banullë, Lipjan 14.11.2023-02:26. Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë në një pompë të derivateve, kanë raportuar se, derisa kanë qenë duke punuar, dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës u kanë grabitur 500 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar.