Paralajmërime me alarm të kuq janë lëshuar për pothuajse 3 mijë qytete në të gjithë Brazilin ku është regjistruar një valë e paprecedentë e të nxehtit.
Rio de Janeiro u godit nga 42.5 gradë Celsius të dielën, rekord për muajin nëntor, ndërsa lagështia e lartë bëri që temperaturat të ndjeheshin edhe më shumë ditëve në vijim.
Më shumë se 100 milionë njerëz janë prekur nga vala e të nxehtit, e cila pritet të zgjasë të paktën deri të premten.
Zyrtarët ia atribuan këtë fenomenit El Nino dhe ndryshimeve klimatike.
Qyteti i Sao Paulos regjistroi temperatura mesatare prej 37.3 gradë të martën pasdite, njoftoi Instituti Kombëtar i Meteorologjisë.