spot_img

Kur Vahdet Hoxha përballet kokë me kokë me milicin e Millosheviqit në vitin 1991

spot_img

Fund shtatori i vitit 1991, zhvillohej Kampionati i parë i pavarur i Republikës së Kosovës në futboll.

Në stadiumin në Rahovec, u përballen Rahoveci – Prishtina në kuadër të javës së tretë.

Ndeshja u ndërpre në pjesën e parë.

Vahdet Hoxha përballet kokë me kokë me milicin e regjimit serb në vitin 1991

Dy milicë serbë futen në fushë e pyesin: Kush është përgjegjës i kësaj ndeshje?

Del në skenë trajneri i KF Rahovecit, Vahdet Hoxha, ish futbollist i dëshmuar e i thotë i milicit të okupatorit serb: “Unë jam përgjegjës”.

Në foto shihet nga e majta trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, kryetrajner i Prishtinës, ndihmëstrajneri Shefqet Sinani, fiziteperauti Nexhmedin Statovci e anëtari i kryesisë së Prishtinës, Mehmet Dushullovci.

Vahdet Hoxha përballet kokë me kokë me milicin e regjimit serb!

Milici serb thërret përforcime tjera nga stacioni i milicisë famëkeqe serbe, rreth 10-15 i vijnë në fushë dhe e ndërpresin sfidën.
Gjyqtar i ndeshjes Ramadan Hoxha.

Vahdet Hoxha merret në bisedë informative por për fat të mirë të tij i shpëtoi rrahjes dhe ndonjë të keqe nga milicët serbë.

Kjo fotografi ishte dërguar edhe në Bruksel, në Këshillin për të drejtat e njeriut pra në vitet e 90-ta.

Gjenerata e sakrificës, sa e sa herë ishte përballur me milicët e regjimit kriminal serbë, të kërcënuar, të rrahur, të arrestuar e të burgosur, por asnjëherë sportistët shqiptarë nuk u ndalen e nuk u dorëzuan por qëndruan trimërisht para çdo furtune./Bota Sot

NGJARJE TË TJERA

spot_img