spot_img

Presidenti i Federatës së Moldavisë: Iu thashë lojtarëve t’i ruanin ca gola për Shqipërinë

spot_img

Shqipëria do të luajë në transfertë kundër Moldavisë më 17 nëntor.

Ndeshja do të nisë në orën 18:00 dhe ka një rëndësi të madhe për të dyja kombëtaret.

Kuqezinjve i mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin për në Euro 2024, ndërsa moldavëve u duhet patjetër fitorja në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim historik në Europian.

Në një lidhje direkte me “Zona 30”, presidenti i Federatës së Futbollit të Moldavisë ka vlerësuar Kombëtaren shqiptare, por nga ana tjetër ka paralajmëruar se në Kishinau do të jetë Moldavia ajo që do të dalë me tre pikët.

“Ju keni një skuadër shumë të fortë dhe në skuadrën tuaj merr kuptim fjala grup, sepse jeni shumë të bashkuar. Presim një ndeshje shumë të vështirë. Ju ndoshta keni nevojë vetëm për një pikë, por unë e di që Shqipëria do të luajë për fitore, si zakonisht.

Ne do të fitojmë, edhe pse kjo mund të duket pak e çuditshme për ju. Unë jam i sigurt që do të fitojmë, sepse kam shumë besim te Moldavia. Jemi përgatitur shumë mirë, kemi një klimë fantastike dhe të gjithë lojtarët kanë treguar se janë shumë të fortë dhe të gatshëm për të luajtur një ndeshje të madhe. Fundjavën e kaluar, 6 lojtarë tanët gjetën rrugën e rrjetës dhe madje shumë prej tyre janë mbrojtës. Unë sigurisht që me humor iu kërkova që të ruanin disa gola për Shqipërinë”, ka deklaruar Leonid Oleiniçenko.

NGJARJE TË TJERA

spot_img