Të gjithë lojtarët festuan së bashku si të ‘çmendur’ për këtë arritje, por festimi që ra në sy ishte ai i Ylber Ramadanit.
Ky i fundit u ‘rrëmbeu’ një fanellë tifozëve, e cila mbante portretin e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.
Në këtë mënyrë ai tërboi serbët të cilët e kanë quajtur skandaloz festimin e mesfushorit shqiptar.
“Ylber Ramadani, festoi me fanellën me imazhin e ish-liderit të UÇK-së famëkeqe, Adem Jasharit”, shkruhet në median serbe “Telegraf”.
“Futbolli Ylber Ramadani ka veshur një fanellë me imazhin e terroristit famëkeq shqiptar Adem Jashari”, shkruhet në një tjetër media, Republika.
Festoi kualifikimin me fanellën e cila mbante portretin e Adem Jasharit, Ylber Ramadani tërbon serbët