Grupmoshat U21 të Kosovës do të presin nesër në Podujevë përfaqësuesen izraelite. Ndeshja është vendosur përfundimisht që të luhet pa tifozë.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline kreu i FFK-së, Agim Ademi.
Ndeshja fillon nesër në orën 13:00.
Kosova ka pesë pikë në tabelë, ndëra Izraeli zë pozitën e fundit me vetëm 1 pikë në tabelë.