Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha ka folur në konferencë për media, para ndeshjes me Bjellorusinë.
Kosova dhe Bjellorusia do të përballen të martën nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përzgjedhësi slloven duke komentuar paraqitjet e futbollistëve të Superligës te Kosova, tha se ai nuk ka dyshuar asnjëherë në cilësinë e tyre.
“Asnjëherë nuk kam pasur dyshime për lojtarët e Superligës. Ne kemi zgjedhur lojtarët që mund të përballonin ritëm më të lart. Ata e dëshmuan atë edhe ndaj Zvicrës” – tha Gliha në konferencë për media, shkruan lajmi.net.
Ndeshja ndaj Bjellorusisë, është e fundit për Kosovën në kampanjën kualifikuese për Evropianin 2024.
Kosova nuk ka asnjë gjasë për t’u kualifikuar në Euro 2024.