Shqipëria e ka fituar Grupin E të kualifikimeve për Euro 2024. Të hënën mbrëma në “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të ciklit eliminator për Evropianin në Gjermani.
Barazimi u ka mjaftuar kuqezinjve për ta fituar grupin.
Shqipëria përfundon me 15 pikë, sa i ka edhe Çekia në pozitën e dytë. Edhe Çekia u kualifikua në Euro 2024. Ndeshja e së hënës ishte edhe festive. U festua kualifikimi në Evropian i siguruar të premten në Moldavi. Shqipëria nuk shkëlqeu në fushë, por megjithatë krijoi raste shënimi, që nuk i konkretizoi.