U21-shat triumfuan në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës ndaj Izraelit me rezultatin 3:1.
Tri gola u shënuan në pjesën e parë, e një në të dytin.
Figura kryesore e dardanëve të rinj ka qenë futbollisti Bleron Krasniqi, i cili i shënoi dy gola.
Fillimisht, Bleroni realizoi golin për t’i zhbllokuar shifrat në minutën e gjashtë.
Pas katër minutash, sërish Krasniqi shënoi, këtë herë për 2:0.
Në minutën e 24-të, mysafirët arritën t’i ngushtojnë shifrat me anë të Stav Nahmani për 2:1.
Në pjesën e dytë, Kosova U21 arriti që në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt të vulos fitoren.
Autor ishte Veton Tusha i cili realizoi për 3:1 dhe rezultatin final.
Pas kësaj fitoreje, Kosova tash grumbullon tetë pikë, për pozitën e tretë. Prej tyre ka dy fitore, dy barazim e po aq humbje.
Kosova e luan vitin e ardhshëm, më saktësisht në muajin mars në udhëtim te Gjermania U21.