Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në stadiumin “Air Albania”.
Kjo është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e UEFA-së.
Ballkani ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit detyrohet ta luajë jashtë Kosovës, pasi më as stadiumi “Fadil Vokrri” nuk po i plotëson kushtet e nevojshme për lojë.
Gjendja e fushës së stadiumit në kryeqytet është e rënduar. Edhe në ndeshjet e fundit të Kombëtares së Kosovës u vërejtën këto probleme, veçanërisht me lloçin e krijuar.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit do të zhvillohet më 30 nëntor.