Janë shtyrë dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll për shkak të reshjeve të borës.
Ndeshjet Feronikeli 74-Liria dhe Fushë Kosova-Dukagjini nuk mund t’i luanin ndeshjet e parapara për sot nga ora 13:00 për shkak të fushave të rënduara.
Kësisoj, FFK ka vendosur që këto dy përballje të luhen të hënën nga ora 13:00
“Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, reshjeve të pandërprera të borës dhe terreneve të rënduara dy ndeshjet e javës së 15-të të Superligës: Feronikeli 74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini, të parapara për t’u zhvilluar sot, shtyhen për ditën e hënë, me datë 27.11.2023 në orën 13.00”, thuhet në njoftimin e federatës.