Dueli në mes Prishtinës dhe Dritës në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës nuk do të zhvillohet sot.
Kështu ka njoftuar klubi kryeqytetas, duke thënë në arsyetim se stadiumi në Hajvali nuk plotëson kushtet për lojë.
“Komisioni i mbikqyrjes së fushave kanë konstatuar që fusha e stadiumit të Kompleksit Kombëtar në Hajvali është e mbuluar me trashëri të theksuar të borës dhe akullit, andaj Komisioni i garave kaë vendosur që përballja të shtyhet për ditët në vijim”.
Ndërkohë përballja tjetër e ditës në mes Gjilanit dhe Llapit nuk dihet nëse do të anulohet.
Kujtojmë, që edhe dje u anuluan dje ndeshje për shkak të borës.