Futbollistet e Përfaqësueses së Kosovës janë inkuadruar në Ligën B të Ligës së Kombeve, pas fitores së madhe kundër Bullgarisë.
“Dardanet” triumfuan 5:1 kundër kundërshtareve bullgare, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan lajmi.net.
Bullgaria kaloi e para në avantazh me golin e Ivanovas pas 26 minutave lojë të zhvilluara.
Festa e bullgareve zgjati deri në minutën e 39-të, kur Halilaj barazoi shifrat, me asistimin e Biqkajt.
Përmbysjen Kosovës ia siguroi Metaj me golin e minutës së 58-të, ndërsa golin e qetësisë e shënoi Uka në minutën e 71-të.
Epilogun përfundimtar të ndeshjes e vulosi sërish Memeti goli i minutës së 89-të.
Për golin e katërt u përkujdes Memeti gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Kosova me këtë fitore është e para me 10 pikë në Grupin 5, gjashtë më shumë se Bullgaria.
Maqedonia e Veriut është e fundit me 0 pikë.