Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e një gruaje në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje.
Portali ka mësuar se njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.
Siç ka mësuar KOHA, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes vete.
Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë.
Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri.
Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje.