spot_img

Kapet grupi i dyshuar për prostitucionit në Lipjan, një grua dhe dy burra përfundojnë në ndalim

spot_img

Prostitucioni po vazhdon të mbetet një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për raste të tilla, kur të dyshuarit shumë shpesh janë të rinj, që përfshihen në këtë veprimtari.

Një rast i tillë që dyshohet se ka ndodhur në Lipjan, është zbuluar së fundmi nga  nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për tre persona, dy burra dhe një grua që po dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Pasi të dyshuarit janë identifikuar nga Policia, janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Ndaj tyre, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë, teksa s’janë dhënë detaje të tjera.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës,“Kushdo që rekruton, organizon, ndihmon, mban, fsheh ose kontrollon personin tjetër për qëllime të prostitucionit, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në katër (4) vjet.”

NGJARJE TË TJERA

spot_img