Ish-futbollisti malazez Simon Vukçeviq është arrestuar në pikën kufitare Gostun ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, raportojnë disa media serbe.
Sipas tyre, Vukçeviq është ndaluar të shtunën e kaluar në vendkalimin afër Prijepoljes dhe kishte në posedim një pistoletë dhe 126 plumba.
Ai dyshohet se është dënuar me 30 ditë paraburgim në Prokurorinë e Lartë në Uzhicë për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake.
Vukçeviç ishte një nga talentet më të mëdhenj në Mal të Zi dhe në moshën 13-vjeçare u largua nga Podgorica për te Partizani.
Pas kësaj, ai veshi fanellat e Saturnit rus, Sportingut të Lisbonës, Blackburn anglez, Karpatet ukrainase, si dhe luajti për Vojvodinën, Levadiakos grek, Enonis nga Qipro dhe portugez Chavez.
Për kombëtaren e Malit të Zi ka luajtur 45 ndeshje.