Llapi ka mposhtur Ballkanin në derbin e javës 17 në Albi Mall Superligë.
Skuadra e cila drejtohet nga Tahir Batatina ka fituar me rezultatin 5:3, ndeshjen e zhvilluar në ‘Zahir Pajaziti’ të Podujevës.
Golat për Llapin janë realizuar nga Nami dhe Hyseni të cilët realizuan nga dy gola kurse një gol e shënoi Jonuzi, shkruan Albanian News.
Për Ballkanin kanë shënuar Gripshi dhe Berisha.
Pas kësaj fitore Llapi forcon pozitën e dytë me 31 pikë, kurse Ballkani mbetet lider me 38 pikë, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara se Llapi